Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi një mëngjes pune me zv. Kryeministren dhe Ministren e Jashtme të Kroacisë, Marija Pejčinović Burić.

Ministrat diskutuan për avancimin e procesit e integrimit evropian të Shqipërisë në këtë moment vendimtar për të ardhmen e vendit dhe mbështetjen e Kroacisë në këtë proces të rëndësishëm për të gjithë rajonin. Projektet për përmirësimin e ndërlidhjes në Evropën Adriatike ishte një tjetër çështje për të cilën diskutuan dy ministrat.

Ministri Bushati dhe Ministrja Pejčinović Burić u ndalën edhe tek zhvillimet e fundit në rajon, si referendumi në Maqedoni apo zgjedhjet në Bosnje-Hercegovinë.