Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Në kuadër të procesit screening, u zhvillua në Bruksel, në ambjentet e Komisionit Evropian,  takimi  shpjegues për kapitullin 6 “Ligji i kompanive”.

Në këtë takim Delegacioni shqiptar u kryesua nga Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Sokol Dedja. Takimi kryesohet nga sherbimet e Komisionit Evropian dhe realizohet njëkohësisht me delegacionin nga Maqedonia e Veriut.

Ky takim organizohet në kuadër të procesit te shqyrtimit analitik te legjislacionit komunitar “screening’ me qëllim prezantimin e kuadrit ligjor të BE-së, të detyrueshëm për përafrim nga pala shqiptare. Screening është faza e parë në kontekstin e hapjes dhe zhvillimit të negociatave për anëtarësim  në Bashkimin Evropian. Për palën shqiptare kjo fazë përgatitore, në pritje të hapjes së negociatave, ka filluar në vjeshtën e vitit 2018.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEFA) dhe institucioni lider për këtë kapitull, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me grupin Nderinstitucional të Punës, në analizë të agjendës së takimit, u pergatit per nje agjende te ngjeshur pune lidhur me legjislacionin e kompanive, qeverisjen e korporatave, te drejtat e ortakeve etj.

Në vijim të këtij takimi. Grupi i Punes do të përmbyllë analizën e plotë ligjore për  identifikimin e kuadrit ligjor të përafruar ose jo, që teknikisht quhet ‘Analiza e Mangësive Ligjore’.

Për sa më sipër, i gjithë procesi koordinohet e drejtohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Komisionin Evropian, Misionin e Shqipërisë në Bruksel dhe Institucionin lider për kapitull.