Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në webinarin me temë: “Rivizitë e marrëdhënieve unike, 65 vjet marrëdhënie në rritje”, organizuar me rastin e 65-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Austri.

Gjatë takimit, Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen për gatishmërinë pa kushte që Austria ka treguar ndaj Shqipërisë, si dhe për suportin e saj për integrimin e Shqipërisë në BE dhe për të siguruar Konferencën e parë Ndërqeveritare.

“Shpresoj që miqësia Shqipëri-Austri, me themele kaq të forta e të hershme, të thellohet edhe më shumë, mes bashkëpunimit tonë në diplomaci, kur Shqipëria të fitojë të drejtën për një̈ vend të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, një e drejtë që Austria e ka mbështetur tërësisht. Kjo miqësi do të thellohet edhe nga bashkëpunimi ynë në biznes, zhvillim, kulturë dhe edukim”, u shpreh kryediplomatja.