Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përkujtuar 22-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër bazave të forcave serbe në luftën e Kosovës.

Ministrja Xhaçka u shpreh se ndërhyrja e NATO-s parandaloi një spastrim etnik të Kosovës dhe se falë saj, Kosova sot është një realitet i pandryshueshëm.

Kryediplomatja Xhaçka theksoi se populli shqiptar do t’i detyrohet përgjithmonë një borxh të thellë mirënjohjeje aleatëve amerikanë dhe evropianë që e bënë të mundur këtë realitet.