Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Plani Kombëtar i Integrimit Europian (PKIE) është një dokument i qeverisë shqiptare i cili përgatitet në kuadër të proçesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai përfshin aktet ligjore të parashikuara për t’u miratuar nga institucionet shqiptare për një periudhë 3-vjecare. Këto akte përafrojnë direktiva dhe rregullore të BE-së si dhe standarded më të mira europiane dhe ndërkombëtare. Aktet ligjore të parashikuara për përafrim janë të ndara në 33 kapituj të acquis, ku secili kapitull trajton një fushë të caktuar të politikës së BE-së.

Hartimi i nje Plani per përafrimin e acquis ka nisur ne shtator 2007, me miratimin e Planit Kombetar per Zbatimin e MSA-se (PKZMSA) 2007–2012.

Plani kombëtar në formën që ka sot ka qenë për periudhën 2014-2020. Ky plan u shfuqizua me miratimin e PKIE 2015-2020.

Plani Kombëtar i Integrimit – PKIE 2015-2020