Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Mbështetja e huaj për integrim në BE- SMEI II, SMEI III, SMEI IV, GIZ, PPF e të tjerë

Programet e mëparshme dhe ato aktuale si dhe aktivitetet e donatorëve
Përpjekjet e Shqipërisë për zhvillimin dhe integrimin në BE janë mbështetur nga BE dhe donatorët e tjerë dypalësh dhe shumëpalësh.

Mbështetja për Ministrinë e Integrimit Evropian I (SMEI I), CARDS 2005 – “SMEI I” sipas CARDS 2005 ishte një projekt me vlerë 2 milion euro, duke ofruar mbështetje teknike për një periudhë mbi 28 muaj. Projekti synonte forcimin e  kapaciteteve për zbatimin e MSA-së dhe veçanërisht përmirësimin e mekanizmave të koordinimit ndërmjet ministrive të linjës dhe ish Ministrisë së Integrimit Evropian. Për më tepër, ka synuar të riorganizojë dhe forcojë sistemin e administrimit, planifikimit, koordinimit dhe zbatimit si dhe monitorimin e ndihmës së Komunitetit. Mbështetja shtesë për ish Ministrinë e Integrimit Evropian sipas të njëjtit program CARDS 2005 përfshinte sigurimin me pajisje dhe programe kompjuterike, pajisje zyre, si dhe dy automjete me katër rrota për monitorimin e programeve ndërkufitare të financuara nga BE. Projekti përfundoi në korrik të vitit 2009.

Mbështetje për Ministrinë e Integrimit Evropian II (SMEI II), IPA 2008 – Duke u bazuar në rezultatet e “SMEI I”, qëllimi i projektit ishte të mbështeste dhe forconte aftësinë administrative të Shqipërisë për të zbatuar MSA-në si dhe përgatitjen për integrimin e mëtejshëm  të vendit në BE. SMEI II u zbatua në bazë të Marrëveshjes të Delegacionit nga GIZ. SMEI II mbështeti ish Ministrinë e Integrimit Evropian si ministria me përgjegjësinë kryesore për procesin e integrimit, dhe koordinatorin e ndihmës financiare të BE-së. Një ndihmë e vlefshme u dha në lidhje me përgatitjen e përgjigjeve të Shqipërisë për Pyetësorin e KE-së për dhënien e vendit të statusit kandidat. Gjithashtu një kontribut është dhënë në procesin e planifikimit dhe monitorimit të harmonizimit ligjor, duke synuar një sigurim të qëndrueshmërisë së reformave të BE-së. SMEI II u zbatua gjatë periudhës gusht 2009 – shtator 2011.

Mbështetja për Procesin e Integrimit në Bashkimin Evropian-Faza III (SMEI III), IPA 2010 – SMEI III ishte një projekt i mbështetjes teknike që është marrë me çështjet horizontale të menaxhimit të integrimit evropian në Shqipëri. Qëllimi i përgjithshëm i projektit ishte arritja e një përparimi të duhur në procesin e integrimit në BE për Qeverinë Shqiptare, bazuar në një strategji afatgjatë të para anëtarësimit. SMEI III mbështeti veçanërisht forcimin e përafrimit ligjor, ngritjen e kapaciteteve nëpërmjet trajnimeve dhe përmirësimin e menaxhimit institucional dhe ndërinstitucional të kërkesave për integrimin evropian si dhe në fund por jo më pak të rëndësishëm, informimin publik për integrimin evropian. SMEI III filloi në janar të vitit 2012 dhe u finalizua në shkurt të vitit 2016. Buxheti i projektit ishte afërsisht 1.5 milion euro.

Mbështetje për Procesin e Integrimit në Bashkimin Evropian-Faza IV (SMEI IV), IPA 2014 – SMEI IV ishte një projekt i mbështetjes teknike që përqendrohej në: mbështetjen për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga MSA; mbështetje për përafrimin dhe zbatimin e acquis në legjislacionin shqiptar; forcimi i ngritjes së kapaciteteve të nëpunësve civilë përgjegjës për përmirësimin e rolit të tyre në proceset e harmonizimit, screening dhe negociatave; si dhe mbështetje për zbatimin nga Qeveria Shqiptare të Strategjisë së Komunikimit. Buxheti i projektit ishte afërsisht 2 milion euro. Projekti filloi në shkurt të vitit 2017, u pezullua në qershor 2018 dhe u mbyll përfundimisht në shtator të vitit 2018 për shkak të çështjeve që lidhen me procesin e tenderimit të projektit në vitin 2016. Si fillim, bashkimi i Ministrisë së Integrimit Evropian me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe më vonë pezullimi i projektit, penguan projektin për të arritur qëllimet e tij. Në veçanti, pezullimi i projektit ndërpreu programin e trajnimit që ishte ndërmarrë për stafin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për negociatat e anëtarësimit.

Mbështetja e negociatave të anëtarësimit në kapitujt ekonomikë të acquis për Shqipërinë (SANECA) – Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë kushtet e strukturës për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit në BE për kapitujt e zgjedhur të sektorit ekonomik, si vijon: Lëvizja e lirë e mallrave (Kapitulli 1), E drejta e lirisë për të vendosur ofrimin e shërbimeve (Kapitulli 3), Ndërmarrja dhe politika industriale (Kapitulli 20) si dhe Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit (Kapitulli 28). Projekti është financuar nga Ministria Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ) dhe zbatohet nga Projekti gjerman për bashkëpunim ndërkombëtar (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit / GIZ ose GmbH). Projekti do të japë mbështetje për procesin screening, do të ndihmojë në përmbushjen e standardeve të mundshme dhe do të kërkojë përfshirjen e shoqërisë civile në procesin e negociatave të anëtarësimit. Vlera totale e projektit është 2 milion euro dhe periudha e zbatimit është qershor 2019 deri në maj të vitit 2022.

EURALIUS V – Euralius është një projekt i mbështetjes teknike të BE-së i cili mbështet dhe ndihmon institucionet kryesore të drejtësisë shqiptare që të afrojnë performancën e tyre me standardet e BE-së. Qëllimi i përgjithshëm i EURALIUS V është të forcojë pavarësinë, transparencën, efikasitetin, përgjegjshmërinë dhe besimin e publikut në sistemin e drejtësisë shqiptare në përputhje me legjislacionin e BE-së dhe praktikat më të mira. Më konkretisht, qëllimi i projektit është të përmirësojë pavarësinë, transparencën, efikasitetin dhe efektivitetin e sistemit shqiptar të drejtësisë, në përputhje me një strategji gjithëpërfshirëse të reformave të hartuara nga Ministria e Drejtësisë dhe aktorë të tjerë në sistemin e drejtësisë; për të përmirësuar kapacitetet organizative, administrative, dhe teknike të administrimit të burimeve, si dhe aftësitë e menaxhimit të çështjeve të gjyqësorit me qëllim përmirësimin e efikasitetit dhe transparencës së gjykatave, përafrimit të sistemit të drejtësisë penale, civile dhe administrative shqiptare me standardet e BE-së. EURALIUS V filloi në Prill  të vitit 2018 dhe parashikohet të zgjasë 3 vjet.

Mbështetja për procesin e takimeve shpjeguese dhe bilaterale për negociatat e anëtarësimit në BE të Shqipërisë është një projekt i financuar nga Ministria Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ) dhe zbatohet nga Projekti gjerman për bashkëpunim ndërkombëtar (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit / GIZ ose GmbH), për periudhën Janar – Shtator 2019 me objektiv kryesor  forcimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të kryer rolin e saj koordinues në procesin e takimeve shpjeguese dhe bilaterale. Projekti hartoi standarde dhe udhëzime për krijimin dhe funksionimin e grupeve të punës për procesin e negociatave; zhvilloi dhe përcolli takimet shpjeguese dhe bilaterale deri në pesë kapituj të përzgjedhur dhe kontribuoi në dukshmërinë e procesit të takimeve bilaterale. Vlera e projektit ishte 250,000 euro.

Mbështetja për procesin e takimeve shpjeguese dhe bilaterale për negociatat e anëtarësimit në BE të Shqipërisë është një projekt i financuar nga Ministria Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ) dhe zbatohet nga Projekti gjerman për bashkëpunim ndërkombëtar (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit / GIZ ose GmbH), për periudhën Janar – Shtator 2019 me objektiv kryesor  forcimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të kryer rolin e saj koordinues në procesin e takimeve shpjeguese dhe bilaterale. Projekti hartoi standarde dhe udhëzime për krijimin dhe funksionimin e grupeve të punës për procesin e negociatave; zhvilloi dhe përcolli takimet shpjeguese dhe bilaterale deri në pesë kapituj të përzgjedhur dhe kontribuoi në dukshmërinë e procesit të takimeve bilaterale. Vlera e projektit ishte 250,000 euro.

Mbështetje për menaxhimin e IPA – është kontratë kuadër që ka filluar filluar në shkurt të vitit 2019 me një kohëzgjatje të parashikuar për 18 muaj. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë përdorimin efikas të ndihmës së BE-së, si mënyrë për përgatitje më të mirë për anëtarësimin në BE. Projekti do të zbatohet me një qëllim specifik për të forcuar kapacitetet e Koordinatorit Kombëtar të Instrumentit të Asistencës së vendeve para-Aderimit  (NIPAC), Zyrës Mbështetëse të NIPAC dhe palëve të tjera të interesit dhe institucioneve në planifikimin, programimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e ndihmës së BE-së.

Mbështetja për sigurinë e ushqimit, veterinarinë dhe standardet fitosanitare është një projekt IPA 2016 i zbatuar me qëllimin kryesor për të vendosur kapacitetet institucionale dhe administrative në përputhje me agjendën e përgjithshme të reformës në administratën publike për të siguruar dhe rritur mbrojtjen e shëndetit të njeriut, kafshëve dhe bimëve në çdo fazë të procesit të prodhimit të ushqimit (Kapitulli 12). Një nga objektivat specifike është të ndihmojë në ristrukturimin e strukturave administrative, të sigurojë ngritjen e kapaciteteve për zbatimin e masave të politikave dhe arritjen e objektivave strategjikë, në përputhje me reformën në administratën publike dhe kërkesat e anëtarësimit në BE. Projekti ka filluar në Janar 2019 dhe parashikohet të zgjasë 4 vjet.

Mbështetja e negociatave shqiptare për Mjedisin, Kapitulli 27, SANE 27 është projekt i financuar nga Qeveria Suedeze me qëllim kryesor ofrimin e ndihmës të negociatave për Kapitullin 27. Projekti parashikon vlerësim juridik dhe administrativ në kapitullin 27 dhe ngritjen e përgjithshme të kapaciteteve për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit si dhe institucionet në varësi të saj. Projekti filloi në maj të vitit 2018 është planifikuar të zgjasë deri në maj të vitit 2021.

Përmes ndihmës dypalëshe Mali i Zi po planifikon të sigurojë një ndihmë prej 30,000 euro. Mbështetja do të konsistojë në shkëmbimin e përvojave nga procesi i negociatave të anëtarësimit në BE si dhe mundësisht do të ndihmojë për zhvillimet e Kapitullit 30. Ndihma planifikohet të zbatohet deri në fund të vitit 2019.

Projekti i BE-së “Këshillues të Nivelit të Lartë” – është një projekt pilot afatshkurtër në shumën prej 370,000 euro. Projekti është zbatuar për periudhën Janar – Shtator 2019. Qëllimi i projektit ishte mbështetja ad-hoc për kapitujt 15, 23 dhe 24 si dhe një projekt pilot përgjegjës për përgatitjen e Termave të Referencës për një projekt më të gjerë vijues ( SMEI V) të IPA 2016. Ky projekt bashkëpunoi me projektin GIZ (shpjeguar më poshtë) për të ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Brendshme për përgatitjen e  analizës të shqyrtimit të kapitujve 23 dhe 24. Në tetor të vitit 2019 Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri miratoi zgjatjen e projektit deri në shkurt të vitit 2020. Projekti do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për MEPJ në forcimin e kapaciteteve të saj të brendshme për të kordinuar dhe planifikuar procesin e integrimit evropian, të mbështesë dhe këshillojë strukturat negociuese për procesin e shqyrtimit bilateral.

 Projekti GIZ “Fondi për Studim dhe Ekspert” – ishte një projekt afatshkurtër me vlerë 250,000 Euro. Projekti u zbatua në periudhën Janar – Shtator 2019. Qëllimi i përgjithshëm ishte sigurimi i mbështetjes paraprake horizontale për MEPJ. Projekti GIZ përgatiti disa modele për procesin e anëtarësimit dhe një udhëzim për negociatat. GIZ ndihmoi në hartimin e një sistemi të menaxhimit të dokumenteve për negociatat e anëtarësimit.