Ministry for Europe and Foreign Affairs

Zëvëndësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Artemis Malo, ka zhvilluar një takim virtual me zv/Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Liza Gashi.

Zëvendësministrja Malo u shpreh e gatshme për bashkëpunim dhe hapa konkret me palën kosovare, duke u shprehur se Strategjia Kombëtare e Diasporës 2021-2025 do të ndihmojë shumë në këtë drejtim.

Sipas saj, strategjia konsiston në hartimin e një plani të përbashkët institucional e cila do të nxisë pjesëmarrjen e diasporës në procesin e zhvillimit ekonomik të vendlindjes.

Ndërsa zv/ministrja Gashi u shpreh e lumtur që komunikimi dhe bashkëpunimi konkret mes dy ministrive është intensifikuar dukshëm, si dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e punës në implementimin e disa marrëveshjeve.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe finalizimi i eventit të përbashkët mes dy ministrive, Colours of Albanians. Aktualisht po punohet për finalizimin e broshurës me fotot më të bukura, e cila do t’i shpërndahet të gjitha përfaqësive shqiptare dhe kosovare nëpër botë.