Ministry for Europe and Foreign Affairs

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Artemis Malo priti sot në një takim Ambasadorin belg, jorezident, Bontemp. Në këtë takim Zv. Ministrja Malo bëri një pasqyrë gjithëpërfshirëse të reformave të ndërmarra nga vendi ynë në kuadër të procesit të integrimit në BE, duke u shprehur se Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet teknike të këtij procesi. Palët u dakordësuan se integrimi euro-atlantik kërkon domosdoshmërisht forcimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjithë vendeve të rajonit.

Ndërkohë që në planin bilateral, përparësi të veçantë do të vazhdojë të ketë nxitja dhe promovimi i bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe investimeve belge në Shqipëri. Në kuadrin shumëpalësh palët u dakordësuan për bashkërendim të punës dhe intensifikim të bashkëpunimit,  si në kuadër të mandatit të Belgjikës si vend jo permanent në Këshillin e Sigurimit, ashtu dhe në kuadër të kryesisë së ardhshme shqiptare të OSBE-së.