Ministry for Europe and Foreign Affairs

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka organizuar promovimin e librit, “50 vjet marrëdhënie me jashtë” të ambasador, Dashnor Dervishi. Ky libër kushtuar 50 viteve karrierë në diplomacinë shqiptare, ka mbledhur bashkë diplomatë, kolegë, miq të ambasadorit të cilët, në fjalën e tyre e kanë vlerësuar këtë botim si një thesar diplomatik të paçmuar, pjesë të arkivës së diplomacisë, biblotekave të shkencave politike, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë.

Në këtë aktivitet, u shfaqën pamje nga eksperienca 50 vjeçare e ambasadorit Dervishi në shërbimin diplomatik si dhe fjalë përshëndetëse nga ambasadorë shqiptarë të cilët, ndanë kujtimet dhe përvojën e përbashkët me të, duke vlerësuar punën e tij të jashtëzakonshme dhe me vlera të mëdha për diplomacinë shqiptare.

Në fund të ceremonisë, ambasador Dervishi mbajti një leksion rreth aktivitietit ambasadorial, duke theksuar ngritjen e vlerave të diplomatit në shërbim të vendit.