Ministry for Europe and Foreign Affairs

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Zv/Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, mori pjesë në një takim virtual me një përfaqësi të mësuesve të gjuhës shqipe në Greqi.

Zv/Ministrja Fino vlerësoi përkushtimin e punën e palodhur të mësuesve të gjuhës shqipe. Në fjalën e saj ajo e cilësoi një sukses të padiskutueshëm finalizimin me palën kosovare të tekstit të unifikuar “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”.

Nga ana tjetër, Ambasadorja e RSH-së në Athinë Hajdaraga theksoi se po bëhen përpjekje maksimale me Ministrinë greke të Arsimit, që gjuha shqipe të futet në kurrikulat e mësimit në shkollat greke.

Në këtë takim mori pjesë dhe Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, Mimoza Hysa.