Ministry for Europe and Foreign Affairs

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka vendosur të financojë restaurimin e godinës së Këshillit Kombëtar shqiptar dhe funksionalizimin e plotë të Qendrës Kulturore Multidimensionale të këtij Këshilli në Komunën e Bujanovcit.

Ky vendim i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, është një zgjatim i përpjekjeve politike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë për konsolidimin e marrëdhënieve politike me shqiptarët në rajon.

Në lidhje me këtë vendim, ministrit Cakaj u shpreh se, “mbështetja e Republikës së Shqipërisë është e domosdoshme për kultivimin dhe avancimin e identitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë”.

Funksionalizimi i plotë i Qendrës Kultutore Multidimensionale në Komunën e Bujanovcit, do të ketë një rol tepër të rëndësishëm në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe më gjerë. Kjo Qendër, gjithashtu, do të ushtrojë një ndikim pozitiv edhe në jetëzimin e shoqërisë civile në ketë hapësirë që njihet për vlerat e veçanta historike.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj apelon që të procedohet sa më shpejt me një marrëveshje të veçantë bashkëpunimi për mbështetje të veçantë financiare, politike, shoqërore dhe kultutore për shqiptarët e Luginës.