Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Gjermania ka vendosur të njohë lejet shqiptare të drejtimit.
Kështu, konvertimi i patentave shqiptare në shtetin gjerman do të bëhet pa provime shtesë.
Rregullorja e re e cila mundëson njohjen e pothuajse të gjitha kategorive të patentave nga Shqipëria, pritet të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare të Gjermanisë.
Rregullorja e re vlen vetëm për personat që kanë një vendbanim të rregullt në Gjermani dhe që e kanë bërë patentën përpara se të shkonin në Gjermani.