Ministry for Europe and Foreign Affairs

[vc_row][vc_column][vc_video host=”self_hosted” mp4=”http://punetejashtme.gov.al/wp-content/uploads/2019/03/cakaj-ne-konference.mp4″][vc_column_text css=”.vc_custom_1553614051247{margin-bottom: 0px !important;}”]

Faleminderit shumë dhe mirënjohje e thellë për praninë tuaj në këtë komunikim të rëndësisë së veçantë.

Ambicia për një shërbim ekselent diplomatik e ka karakterizuar përpjekjen e zellshme të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, përgjatë të gjithë 5 viteve të fundit. Sidoqoftë, jetësimi i kësaj ambicieje mbetet ende një sfidë e hapur. Në këto 77 ditë të punës time në krye të këtij institucioni, unë kam mbledhur një grup të posaçëm pune për të shqyrtuar hollësisht cilësinë e burimeve njerëzore të Shërbimit Diplomatik të shtetit shqiptar.

Pas kësaj ndërmarrjeje të kujdesshme, sot unë jam me ju të ndaj faktin se kam vendosur të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve që nuk përmbushin as kushtet ligjore, as kushtet minimale profesionale për kryerjen e kësaj detyre, e lëre më pastaj mbështetur ambicien e kësaj Qeverie e vizionin e Kryeministrit për ta çuar në lartësinë e merituar përfaqësimin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Po ashtu, një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen menjëherë për të vepruar dhe punuar sipas nevojave reale të punës dhe jo sipas inercionit të së shkuarës. Fillimisht ju informoj se numri i të prekurve nga kjo iniciativë reformatore do të shkojë mbi 20.

Dua të jem krejtësisht i sinqertë me ju.

Përgjatë të gjithë kryerjes së detyrës time, dhe kjo po ashtu nënkupton edhe komunikimin e hapur dhe periodik me ju, sfida evropiane e Shqipërisë dhe agjenda jonë reformiste e pellgut të ndenjur të së shkuarës, nuk përkon kurrsesi me nepotizmin, klientelizmin politik dhe korrupsionin moral në asnjë sektor e lere më pastaj në Përfaqësitë e Shqipërisë nëpër botë.

Duke vlerësuar njëkohësisht momentin historik të hapjes së dyerve të shtetit për të rinjtë ekselentë të këtij vendi, si një avantazh të madh që duhet shfrytëzuar me patjetër e doemos për të ripërtërirë në mënyrë thelbësore e përmbajtësore administratën tonë, unë sot përpara jush komunikoj se ne kemi gati thirrjen publike për aplikimin e vakancave të krijuara nga kjo valë pastrimi në Shërbimin tonë Diplomatik.

Shqipëria nuk është e miqve, nuk është e kushërinjve politikë, apo klaneve e krushqive të kujtdo qoftë, por është e të gjithëve pa dallim dhe meriton të përfaqësohet nga më të dalluarit, që punojnë me mendje, veprojnë me shpirt e shërbejnë me pasion, me kapacitetin e plotë profesional dhe moral. Kjo përpjekje nuk fillon nga hiçi dhe kjo duhet thënë zëshëm. Kjo është në vazhdën logjike të ndërmarrjes sonë që ka filluar tashmë dhe nuk mund të lihet përgjysmë kurrsesi.

Duke u mbështetur në shembullin kuptimplotë të 373 ekselentëve që janë bërë pjesë e administratës, në përputhje me frymën e vlefshme të “Paktit për Universitetin”, përmes një procesi transparent e meritokratik e mbi të gjitha atdhetar, në shërbim të angazhimit tonë për transformim radikal, i ftoj të gjithë të interesuarit potencialë, për të aplikuar në të gjithë vendet vakante të Shërbimit Diplomatik.

Dhe këtu gjej rastin t’i siguroj të gjithë e secilin një e nga një, që aplikimet e tyre do të trajtohen me transparencë të plotë dhe gjykimi për ta do të jetë, vetëm e vetëm mbi bazën e meritës.

Ju faleminderit shumë.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]