Ministry for Europe and Foreign Affairs

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Artemis Malo, priti në një takim Zëvëndësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Lukáš Kaucký, në kuadër të një vizite zyrtare në Tiranë.

Zëvendësministrja Malo i shprehu mirënjohjen Zëvendësministrit Kaucký për mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë ndaj proceseve integruese të Shqipërisë, dhe procesit të zgjerimit në tërësi. Nga ana e tij, Zëvendësministri Kaucký u shpreh se Çekia, vlerëson dhe inkurajon zbatimin e reformave të ndërmarra nga qeveria Shqiptare, si dhe është e gatshme për lobim në nivele të ndryshme për realizimin e këtij hapi të rëndësishëm për Shqipërinë.

Në takim u  vlerësuan gjithashtu marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Çekisë, pa asnjë çështje të hapur mes dy vendeve dhe me ecuri pozitive ndër vite, si dhe  u shpreh vullneti për t’i zgjeruar edhe më tej këto marrëdhënie në fushat me interes të përbashkët si  infrastruktura apo turizmi. Çekia mbështet gjithashtu në mënyrë aktive iniciativën “100 fshatrat”, të ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare.