Ministry for Europe and Foreign Affairs

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar lidhur me marrëveshjen e votuar nga Operatorët e Transmetimit të Evropës Kontinentale. Kjo marrëveshje, shpjegoi Cakaj, nënkupton se Operatori i Transmetimit të Kosovës (KOSTT) do të marrë të drejta dhe detyrime të barabarta me të gjithë operatorët e tjerë në Evropë.

“Vlen të theksohet se kjo marrëveshje do të mundësojë përfundimisht funksionalizimin e linjës 400kV Kosovë-Shqipëri.”- vijoi më tej Cakaj.

Gjithashtu, Kryediplomati shprehu se ky është edhe një hap i madh drejt zhvillimit të tregut të përbashkët të energjisë elektrike Shqipëri-Kosovë.