Ministry for Europe and Foreign Affairs

Në kuadër të procesit screening po zhvillohet në Bruksel në ambjentet e Komisionit Evropian,  takimi  shpjegues për kapitullin 33 “Dispozitat Financiare dhe Buxhetore”.

Në këtë takim Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Sokol Dedja. Delegacioni i Komisionit Evropian kryesohej nga z. Marc Jorna. Në këtë takim, pala shqiptare merr pjesë njëkohësisht me palën Maqedonase.

Ky takim po organizohet në kuadër të procesit “screening’ me qëllim prezantimin e kuadrit ligjor të BE-së, të detyrueshëm për përafrim nga pala shqiptare. Screening është faza e parë në kontekstin e hapjes dhe zhvillimit të negociatave për anëtarësim  në Bashkimin Evropian. Për palën shqiptare kjo fazë përgatitore, në pritje të hapjes së negociatave, ka filluar në vjeshtën e vitit 2018.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEFA) dhe institucioni lider për këtë kapitull, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me grupet respektive të punës, në analizë të agjendës së takimit, ka identifikuar institucionet kontribuese në këtë proces, si dhe ka përgatitur analizën paraprake ligjore së  bashku pyetjet teknike lidhur në përafrimin dhe zbatimin e legjislacionit. Pyetjet do ngrihen gjatë prezantimit të legjislacionit të BE-së.

Agjenda e takimit konsiston në prezantimin e kuadrit ligjor për Buxhetin e BE-së, Rregullat e Financimit te BE-së, Ekzekutimi i buxhetit etj.

Nëpërmjet EC link, takimi mund të ndiqej online nga anëtarët e tjerë të GNP-së jo pjesëmarrës në këtë panel me qëllim mundësimin e drejtimit të pyetjeve në kohë reale edhe nga kjo audiencë.

Grupi ndërminstror i punës, në vijim të këtij takimi do të përmbyllë analizën e plotë ligjore për  identifikimin e kuadrit ligjor të përafruar ose jo, që teknikisht quhet ‘Analiza e Mangësive Ligjore’.

Për sa më sipër, i gjithë procesi koordinohet e drejtohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Komisionin Evropian, Misionin e Shqipërisë në Bruksel dhe Institucionin lider për kapitull.