Ministry for Europe and Foreign Affairs

Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u zhvillua takimi përgatitor mbi mbledhjen e ardhshme të përbashkët të qeverive Shqipëri-Kosovë, e cila do të mbahet në muajin nëntor në Pejë.

Gjatë këtij takimi përgatitor u vlerësua ecuria e deri tanishme e vendimeve të marra dhe u analizuan elementët që do të duhet të trajtohen gjatë mbledhjes së radhës, duke vendosur në fokus nënshkrimin e marrëveshjeve kryesisht me karakter ekonomik dhe atyre që synojnë lehtësimin e jetës së qytetarëve në të dy anët.

Kjo do të jetë mbledhja e 5-të që do të zhvillohet mes dy qeverive. Mbledhja e fundit u zhvillua në qytetin e Korçës me 27 nëntor të vitit të shkuar në të cilën u nënshkruan dymbëdhjetë marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi në fushat si procesi i integrimit euro-atlantik, diplomacia, ekonomia, tregtia, diaspora, kultura, dhe infrastruktura.