Ministry for Europe and Foreign Affairs

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Artemis Malo mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Nismës Adriatiko-Joniane (Këshilli Adriatiko-Jonian) dhe të Strategjisë së Bashkimit Evropian për Rajonin Adriatiko-Jonian(EUSAIR). Krahas Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të rajonit të Adriatikut dhe Jonit, në takim mori pjesë edhe Rudolf Niessler, Drejtor për Zhvillmin e Qëndrueshëm dhe Implementimin e Programeve të Komisionit Evropian (DG REGIO), Sekretarët e Përgjithshëm të CEI-t, RYCO, drejtori i MARRI-t dhe Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i RCC-së. Takimi u organizua në Budva nga Kryesia malazeze e  NAI-it.

Në fjalën e saj, Zëvendësministrja Malo theksoi se: “Referuar Deklaratës së Katanias të datës 24 maj 2018, do të doja të theksoja se Nisma Adriatiko-Joniane dhe Forumi i EUSAIR po japin një kontribut maksimal në nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimit midis partnerëve të rajonit Adriatiko-Jonian për të promovuar stabilitetin politik dhe ekonomik. ” Gjithashtu, Malo theksoi se NAI,  ka shërbyer si një bazë solide për avancimin në procesin e Integrimit Evropian.

Në këtë frymë, tha ajo: “Shqipëria mirëpret anëtarësimin e ri të San Marinos në këtë organizatë dhe duke mbajtur parasysh parimin bazë gjithëpërfshirës dhe marrëdhënieve e fqinjësisë së mirë në rajonin e NAI, i bëjmë thirrje shteteve anëtare të tregojnë vullnet për zgjerimin në të ardhmen e afërt  edhe me shtetet të tjera si Kosova”.

Më tej Zëvendësministrja Malo theksoi se në funksion të konkretizimit të bashkëpunimit midis vendeve anëtare të NAI, duhet të rritet efektiviteti i programeve përmes transformimit të Strategjinë aq EUSAIR në një platformë makro rajonale të gjallë dhe të suksesshme. Në këtë kuadër ajo theksoi vijimin e angazhimit të autoriteteve shqiptare për të punuar së bashku në avancimin e prosperitetit ekonomik dhe social në rajon duke përmirësuar interkonjeksion dhe duke e bërë më atraktiv atë.

Në përfundim të punimeve, pasi u zyrtarizua dhe pranimi i San Marinos si anëtar në Nismën Adriatiko Joniane, u miratua edhe Deklarata e Budvës.