Ministry for Europe and Foreign Affairs

Zëvëndësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare, është pritur këtë të premte në një takim nga Prefektja e Barit, Antonia Bellomo, në Itali.

Zëvendësministri Tare u shoqërua në këtë takim nga Konsullja e Përgjithshme në Bari, Gentiana Mburimi.

Temat e diskutimit u përqëndruan në marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve e në veçanti me Rajonin e Puglias.

Më herët ditën e sotme, zëvendësministri Tare ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit për nisjen e shërbimit të aplikimit për dokumentet biometrike në Konsullatën e Barit.