Ministry for Europe and Foreign Affairs

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë në juglindje të Çekisë ku, si pasojë e një tornadoje të rrallë në juglindje, humbën jetën tre persona, u plagosën qindra të tjerë dhe shtatë fshatra e qytete u dëmtuan rëndë.

Nëpërmjet një postimi në twitter, Ministrja Xhaçka ka shprehur solidaritetin ndaj popullit çek dhe veçanërisht familjeve të prekura nga kjo ngjarje.

“Lutjet tona shkojnë për familjet e prekura nga kjo humbje tragjike. Ne jemi pranë miqve tanë çekë”, ka shkruar ministrja Xhaçka në Twitter.