Ministry for Europe and Foreign Affairs

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar prej datës 13 korrik, qytetarët shqiptarë do të lëvizin lirshëm drejt Greqisë, pa kufizime në kuota.

Prej kësaj date, do të hapet dogana e Tre Urave çka pritet t’i lehtësojë lëvizjen banorëve të Përmetit dhe zonës së Ersekës.

Kjo pikë doganore do të funksionojë nga ora 08:00 deri më 20:00, ndërsa dogana e Qaf Botës do të funksionojë 24 orë dhe pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve.

Po ashtu, duke filluar nga sot në këtë doganë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe dhe autobusëve.

Tashmë, mes dy vendeve nuk ka asnjë kufizim në lëvizje, si për pasagjerët, ashtu edhe për mallrat.