Ministry for Europe and Foreign Affairs

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, mori pjesë në konferencën e 25-të të Fondacionit për Gjuhët e Rrezikuara me titull “Gjuhët e Rrezikuara dhe Diaspora”, e organizuar nga Qendra e Studimeve dhe e Publikimeve për Arbëreshët.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Zv.Ministrja Fino theksoi se komuniteti arbëresh në Itali ka pasur dhe vazhdon të ketë një rol kyç në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Është mjaft mbresëlënëse se si arbëreshët përpiqen të ruajnë me shumë dashuri dhe krenari trashëgiminë e tyre dhe se si vijojnë të kontribuojnë në zhvillimet e vendit tonë, me po të njëjtin përkushtim si në zhvillimet e vendit bujtës, duke u shfaqur vazhdimisht si promovues dhe përforcues të marrëdhënieve mes dy popujve. Arbëreshët dhe komuniteti i pas viteve ’90-të, qëndrojnë në themelet e miqësisë dhe lidhjeve të shumëfishta mes dy popujve tanë”, tha zv.Ministrja Fino.

Kjo konferencë ishte një mundësi e posaçme për të shqyrtuar dhe diskutuar gjendjen dhe perspektivat për mbijetesën e dialekteve të shqipes jashtë vendit amë: të folmeve të arbëreshëve në Itali, në Kroaci, të arvanitasve etj