Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Lundroni në këtë Seksion

Albana Agastra – Këshilltar

albana.agastra@mfa.gov.al

Albana Agastra Qehajaj prej muajit Janar 2021 mban pozicionin e Këshilltarit të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme që prej muajit Janar 2021.

Është diplomuar për Gjuhë Letërsi në Universitetin“Alexandër Xhuvani” (2001) dhe studimet Master (shkenca komunikimi) i ka kryer në Universitetin e Tiranës, fakulteti i Histori – Filiologjisë.

Ka përvojë 20 vjeçare në fushën e medias dhekomunikimit, si reportere, kryeredaktore dhedrejtoreshë lajmesh në median vizive. Gjithashtu ka një eksperiencë të gjatë pune në administratën publike, ku ka mbuluar kryesisht komunikimin institucional, marrëdhënien me median dhe publikun, si këshilltare në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Zotëron gjuhët: anglisht, frëngjisht dhe italisht.

Fushat kryesore të portofolit përfshijnë:

  • Strategjinë e komunikimit;
  • Marrëdhëniet me jashtë (NATO, BE, Këshilli iSigurimit)
  • Marrëdhëniet me median dhe publikun;
  • Mediat sociale