Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Lundroni në këtë Seksion

Maklen Misha – Drejtor Kabineti

maklen.misha@mfa.gov.al

Mban postin e Drejtorit të Kabinetit të MEPJ prej dhjetorit 2021.

Përpara emërimit në këtë detyrë ai ka shërbyer si Këshilltar në Kabinetin e MEPJ, por edhe në atë të Ministrisë së Mbrojtjes, të Zëvendëskryeministrit dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Ai ka pasur një angazhim disa vjeçar në shoqërine civile, ku ka shërbyer si Drejtor Ekzekutiv i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare dhe i Empowerment Project Foundation. Krahas këtyre angazhimeve, ka bashkëpunuar ngushtë ndër vite si konsulent i lirë me një numër organizatash të shoqërisë civile dhe ka kontribuar me një numër përkthimesh në fushën e letërsisë, sociologjisë dhe shkencave politike.

Maklen Misha ka përfunduar studimet për Histori të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Utrechtit.