Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

I nderuar Z. Lentz,

Zonja dhe zotërinj,
Dëshiroj të falënderoj Institutin ASPEN të Gjermanisë për bashkëpunimin e shkëlqyer me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe mundësinë që m’ u dha për të ndarë me ju disa mendime.

Shpresonim të zhvillonim një bashkëbisedim jo formal nëambientet e tarracës jashtë, por koha nuk është shumë “shqiptare” këtë mbrëmje.

Pata kënaqësinë sot të mirëprisja kolegun tim gjerman Frank-Walter Steinmeier, me të cilin patëm një diskutim mjaft të hapur e të njëmendshëm.

Nëse do të duhej të përkufizoja rolin e Gjermanisë në këtë kënd të Evropës, do të thoja se përfaqëson një fuqi dashamirëse e njëmentor, angazhimi në rritje i të cilës ka formësuar më mirë rajonin tonë.

Diskutuam rreth rëndësisë së reformës së drejtësisë në Shqipëri, një element kyç në përpjekjet tona për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE. Gjithashtu u ndalëm tek perspektiva aktuale e sigurisë rajonale dhe pritshmëritë tona mbi Samitin e ardhshëm të Parisit.

Me gjithë zhvillimin e jashtëzakonshëm të Ballkanit Perëndimor gjatë viteve të fundit, sidomos në drejtim të normalizimit tëmarrëdhënieve dhe pajtimit, disa vende të rajonit janë ende të mpleksur në procese të ngrira demokratike apo të shtet-ndërtimit.

Procesi i Berlinit është vendimtar për rajonin tonë pikërisht për shkak të këtyre proceseve shtet-ndërtuese dhe reformave ende në proces.

Procesi i Berlinit u lançua nga kancelarja Merkel në vitin 2014,si përpjekje për t’i dhënë një shtysë të re procesit të integrimit nëBE për vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes promovimit dhe forcimit të suksesshëm të bashkëpunimit. Ai vërtet përbën strukturën tonë të re nxitëse.

Qëllimi i tij është të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në BE,duke transformuar rajonin tonë në një rajon të vërtetë nëaspektin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë.

Ekziston një “gjenialitet i bashkëpunimit rajonal” në procesin e Berlinit, që ka qenë i domosdoshëm në vendosjen e lidhjeve më të ngushta ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke ofruar mbështetje politike dhe financiare mbi mjaft projekte ndërlidhëse në fushën e infrastrukturës, energjisë, tregtisë, punësimit dhe rinisë.

Shqipëria ka qenë në pararojë të këtyre përpjekjeve. Për shkak të rolit tonë si shtyllë stabiliteti në Evropën Adriatike, (Kjo frazëmë pëlqen më tepër se “Ballkan Perëndimor”), ne do të vazhdojmë të insistojmë mbi heqjen e të gjitha barrierave për njëbashkëpunimin efikas rajonal dhe përafrim të plotë me BE-në.

Të nderuar miq,

Jemi të gjithë të vetëdijshëm për linjat ndarëse që aktualisht veprojnë në BE, ndërsa BREXIT-i afrohet, ka gjithashtu njëkrizë refugjatësh dhe krizë të euros.

Të gjitha këto ndarje prekin të ardhmen e BE-së, duke kufizuar edhe më tepër kapacitetet e tij për të vepruar si një bashkim. Ekziston rreziku që kjo të ndikojë edhe në procesin e zgjerimit.

Për momentin, nuk ka ende një konsensus mbi perspektivën e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ky konsensus është i brishtë dhe ka nevojë të konsolidohet përmes historive të suksesit erezultateve të prekshme.

Kriza e refugjatëve dhe lufta e përbashkët kundër terrorizmit kanë bërë që BE-ja dhe Ballkani Perëndimor të përjetojnë e kuptojnë sesa të ndërvarur jemi. Është mjaft e rëndësishme që kjo ndërvarësi të përkthehet në angazhim të zgjeruar me vendet e Ballkanit Perëndimor

Shqipëria është në hapat e fundit të finalizimit të një reforme gjithëpërfshirëse në fushën e drejtësisë, gur themeli i reformave tona që lidhen me shtetin e së drejtës.

Reforma në drejtësi është e rëndësishme për shkak të ndikimit mbi sundimin e ligjit në ekonomi, luftën kundër korrupsionit por edhe atë kundër terrorizmit dhe radikalizmit.

Kemi përfituar nga ekspertiza e specialistëve më të mirëkombëtarë dhe ndërkombëtarë, përfshirë Komisionin e Venecias, në një proces që mund të shërbejë mjaft mirë si një shembull apo projekt për reforma të ngjashme në rajon.

Kjo është arsyeja pse anëtarësimi në BE përbën një mekanizëm të fuqishëm në transformimin ekonomik, politik e shoqëror jo vetëm të Shqipërisë, por të gjithë Ballkanit Perëndimor, apoEvropës Adriatike, siç preferoj ta quaj ndonjëherë.

Nëse rajoni nuk ka perspektivë të qartë të përmirësimit ekonomik dhe social, rrezikojmë gërryerjen e legjislacionitrajonal dhe përvojën tonë të tolerancës fetare.

Kemi një përgjegjësi të përbashkët: nga njëra anë vendet e rajonit zotohen për një të ardhme demokratike bazuar në sundimin e ligjit dhe nga ana tjetër, vendet anëtare të BE-së angazhohen për të rritur mbështetjen e tyre për rajonin tonë.

Faleminderit!