Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati do të zhvillojë më 23-24 prill 2018 një vizitë në Nju Jork në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Takimin e Nivelit të Lartë mbi Paqen e Qëndrueshme në Kombet e Bashkuara.

Gjatë qëndrimit të tij, Ministri do të marrë pjesë në sesionin e organizuar nga OKB, ndërsa pritet të zhvillojë takime të nivelit të lartë me përfaqësues të OKB-së dhe të shteteve të ndryshme.

Midis të tjerash, Ministri Bushati do të marrë pjesë edhe në një event organizuar nga Columbia University për “Sfidat gjeopolitike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor”.

Ai do të takohet gjithashtu me shqiptarë të cilët punojnë në organizma të ndryshme të Kombeve të Bashkuara, si edhe me shqiptaro-amerikanin e suksesshëm, Michael D. Granoff, sipërmarrës i arrirë dhe i angazhuar në çështjet e Diasporës shqiptare në SHBA dhe në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.