Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Mirëmëngjesi të gjithë,

Jam shumë i kënaqur që jam këtu sot me ju fituesit e projekteve që do të financohen nga Fondi i Ballkanit Perëndimor dhe ndërsa ju shoh këtu sot, kujtoj veten time disa vite më parë kur isha pjesë e shoqërisë civile, por kurrë nuk kemi arritur të marrim ndonjë financim nga qeveritë e pak vite më parë.

Sponsorët tanë kryesorë dhe mbështetësit tanë kryesorë ishin gjatë gjithë kohës ose Bashkimi Evropian ose vendet anëtare të BE, të cilat kishin të bënin me zbatimin e axhendës në lidhje me sundimin e ligjit dhe projekte ose fondacione të tjera.

Fakti që qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë premtuar shuma modeste parash për shoqërinë civile ose në kontribut të shoqërisë civile, mendoj se është një shenjë pjekurie për rajonin tonë kryesisht.

Pika e dytë dhe mesazhi i dytë sot ka të bëjë me transformimin e rajonit tonë. Miqtë e mi nga Serbia nuk humbin asnjë mundësi për të nxjerrë në pah zhvillimet, rrugëtimin që rajoni ka bërë tashmë, por edhe dallimet që janë ende të pranishme. Dhe unë jam i lumtur të shoh këtu që përmes procedurave të përzgjedhjes së fituesve, Fondi ka arritur të kapërcejë disa mosmarrëveshje politike që politikanët nuk mund ta bëjnë, nuk mund të bëjnë ende. Pra, unë jam i lumtur kur shoh se shoku im Ivica Daçiç thotë se madje edhe arti i rrugës ose Doku Fest po luan një rol kritik në rajonit dhe në aspektin e bashkëpunimit, kështu që besoj se përmes këtij mesazhi ju i dërgoni edhe një sinjal të qartë elitës politike të Ballkanit Perëndimor për të transformuar veten tonë dhe shoqëritë tona nga armiq të mëparshëm në fqinjë.

Dhe mesazhi im i tretë dhe i fundit, është në lidhje me të ardhmen, në lidhje me lëvizshmërinë. Gjatë 20-25 viteve të fundit ne kemi qenë gjithmonë në drejtuar drejt Perëndimit. Ne shqiptarët e kemi parë gjithmonë Italinë si dritaren evropiane të mundësive. Por tani po e kuptojmë se edhe ne kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe duhet ta njohim më mirë njëri tjetrin. Përmes këtij procesi dhe përmes punës së Fondit të Ballkanit Perëndimor, gjithashtu përmes punës së Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit për Rininë ne do të jemi në gjendje të njohim më mirë njëri tjetrin. Ne do të jemi në gjendje edhe për të reduktuar stereotipet negative të cilat janë ende të përhapura në shoqëritë tona dhe ne do të jemi në gjendje të ndërtojmë së bashku të ardhmen. E ardhmja është juaja dhe unë ju uroj fat.

Faleminderit!