Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mirëpret votën PO të qytetarëve të Maqedonisë në mbështetje të Marreveshjes së emrit me Greqinë, gjatë Referendumit të djeshëm konsultativ.

Inkurajojmë vijimin pa vonesë të procesit të mëtejshëm legjislativ në Sobranie për të iniciuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe për të zbatuar plotësisht Marrëveshjen e arritur në Prespë, si rruga e vetme për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

Është koha që të gjitha forcat politike në Parlament t’i përgjigjen vullnetit të qytetarëve dhe me konsensus të gjerë të shfrytëzojnë këtë mundësi historike për avancimin e rrugës euroatlantike të vendit.