Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ngjyrat e Shqipërisë zbritën në Shkodër në Kalanë e Rozafës, në një festë të madhe përmbyllëse për konkursin e përvitshëm “Colours of Albania 2018”.

Mes 35 mijë fotove të publikuara në 6 muaj, një rekord i të katërt edicioneve, u përzgjodhën pesë fotot fituese. Në një atmosferë festive, ekpozitë të 40 prej fotove më të mira, produkteve tradicionale dhe muzikës së Shpat Dedës, të pranishmit shijuan një fundjavë ndryshe, larg rutinës.

Të pranishëm në aktivitet ishin trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, Ministri i Turizmit, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues nga shoqëria civile, komunitetet fetare, operatorë turistikë, artistë dhe të rinj të dhënë pas fotografisë dhe mediave sociale.

Mbrëmja është çelur nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili në fjalën e tij theksoi se komponenti kulturor ndihmon në rilidhjen e Shqipërisë me Evropën, me vlerat evropiane dhe civilizimin evropian. Përmes këtij konkursi ku çdo shqiptar e i huaj kanë pasur mundësi të postojnë fotot e tyre me imazhet e Shqipërisë, ne kemi treguar atë çka është më e mira nga ne.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi e quajti një gjetje të zgjuar zhvillimin e aktivitetit në kalanë e Shkodrës duke promovuar kulturën, trashëgiminë kulturore dhe duke promovuar vlera si kjo kala 2500 vjeçare. Ne jemi këtu tha ai për t’i bërë thirrje shumë e shumë turistëve që të vijnë të vizitojnë Shqipërinë dhe të shohin sa e bukur është ajo. Nëpërmjet fotove ajo duket e mrekullueshme.

Gjithashtu aktiviteti mori dhe vlerësimin e Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se delegacioni i BE-së ka qënë një mbështetës i fuqishëm i këtij eventi që i ka treguar të gjithëve më të mirën dhe më të bukurën e asaj që Shqipëria ofron duke e quajtur eventin një edicion përmbyllës të suksesshëm.

Juria e përbërë nga artistë, fotografë të njohur me përvojë të gjatë, si Albes Fusha, Blerta Kambo, Alket Islami dhe Jorida Murati përzgjodhën si foto fituese fusha me livandë në Koplik, me autore Erisa Shaba.

Motoja e këtij viti e Colours of Albania ishte “Trashëgimia kulturore dhe përkatësia europiane”, e cila përkon me lajtmotivin e Bashkimit Europian për vitin 2018. Për 6 muaj qytetarët me fotografitë e tyre u bënë diplomatë duke promovuar bukuritë e vendit. Ata nxorrën në pah trashëgiminë materiale dhe jo materiale të shqiptarëve, ruajtjen e kësaj trashëgimie si pjesë e ruajtjes së identitetit, si vlerë e shtuar për kontinentin ku jetojmë. Ngjyrat e Shqipërisë do të kthehet sërish vitin e ardhshëm.

Fjala e plotë e Ministrit Bushati

Dua që në rradhë të parë të falenderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë konkurs që është viti i katërt që zhvillohet, të gjithë mbështetësit tanë , mbështetësit që nga dita e parë dhe ata që janë shtuar rishtazi, Blend Klosin dhe ekipin e mrekullueshëm të Ministrisë së Turizmit, Mirela Kumbaron dhe ekipin e Ministrisë së Kulturës, dhe natyrisht gjithë kolegët që vijnë nga trupi diplomatik këtu, që na nderojnë sot në Shkodër. Dua të falenderoj gjithashtu Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri i sapo ardhur Luigi Soreca, i cili më tha që kam dëshirë që daljen time të parë publike dua ta bëj për një eveniment kulturor dhe në qytetin e kulturës siç është Shkodra edhe për faktin që 2018 është viti i trashëgimisë kulturore dhe siç e ka thënë shumë mirë Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini, kultura është antitodi i mendjelehtësisë i parazitizmit i autoritarizmit dhe sa më shumë ngjarje të tilla aq më mirë është për gjithë shoqëritë tona dhe aq më e ndritur dhe më e begatë mund të jetë e ardhmja e shoqërive tona.

Gjithashtu dua ti uroj të bëhët 100 vjeç Ambasadorit të Izraelit që është sot këtu me ne dhe ka ardhur për të festuar ditëlindjen e tij këtu me ne. Gëzuar Ambasador dhe 100 vite të lumtura. Pse kemi zgjedhur kalanë dhe kemi dalë jashtë Tiranës këtë vit.. Pikërisht për të dhënë sinjalin e qartë që komponenti kulturor është për sa i përket promovimit të vendit shumë i rëndësishëm, komponenti kulturor është shumë i rëndësishëm edhe për procesin e rikonektimit të Shqipërisë me evropën me vlerat evriopiane me civilizimin evropian dhe përmes këtij konkursi shumë të thjeshtë ku shqiptar e të huaj kanë pasur mundësi që të postojnë foto e tyre imazhet e Shqipërisë, ne kemi mundësi për të zbukuruar jo vetëm atdheun tonë por kemi mundësi për të treguar atë çka është më e mira nga ne dhe kalaja e cila ka qënë pikë referimi për shumë fotograf për shumë shumë piktor është simboli që përcakton të kaluarën tonë, traditën tonë por edhe inovacionin.

Jam shumë i gëzuar që shifrat e vizitorve që kanë qënë në Shqiëri gjatë këtij viti kanë rritje në krahasim me vitet e kaluara kjo është edhe arsyeja pse Colours of Albania ka shkuar mbi 30 mijë dhe ne shpresojmë shumë që me ndihmën dhe me punën e mirë që bëjnë sipërmarrësit në fushën e turizmit në fushën e kulturës, me promovimin që bën skuadra e Ministrit Klosi me promovimin që bëjnë bashkiakët kudo që janë në Shqipëri, përfshirë Bashkinë e Shkodrës ne do të kemi mundësi për të pasur më shumë vizitor më shumë mirëqënie dhe pse jo një imazh më të mirë për atdheun tonë të përbashkët.

Gëzuar të gjithëve, le të festojmë sonte. Sot kemi edhe një artist të mrekullueshëm nga Kosova Shpat Deda dhe besoj që kjo është përgjigja më e mirë për të gjithë ata që për fat të keq mund frikësohen nga talenti i shqiptarëve kudo ku ata jetojë.

Gëzuar të gjithëve.