Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati,  priti në një takim Përfaqësuesen e Posaçme të Kryesisë Italiane të OSBE-së për Luftën kundër Korrupsionit, Paola Severino.

Ministri Bushati vlerësoi bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kryesisë italiane në të gjitha dimensionet e veprimtarisë se organizatës.

Ministri Bushati i bëri me dije Përfaqësueses së Posaçme të OSBE, znj. Severino, se lufta kundër korrupsionit është ndër prioritetet e qeverisë shqiptare dhe me këtë rast, informoi arritjet e Shqipërisë ne këtë fushë si dhe sfidat me të cilat ajo ndeshet.

Të dy palët theksuan rolin e reformave në vend dhe thellimin e tyre në formimin e kulturës për tolerancë zero ndaj mos- ndëshkueshmerisë.

Gjatë bisedës u diskutua dhe kontributi i organizatës për forcimin e paqes dhe sigurisë në rajonin tonë përmes nxitjes së bashkëpunimit për një zhvillim të qëndrueshëm e gjithëpërfshirës.

Ne këtë takim ishin të pranishëm edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Cutilio, vendi i të cilit mban Kryesinë e Radhës së OSBE, ambasadori Borchardt, Shef i Pranisë së OSBE në Shqipëri, etj.