Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Zagreb, zhvilloi një takim me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković.

Në statusin e tij në facebook, Ministri në Detyrë Cakaj, u shpreh se takimi u fokusua në zbatimin dhe jetësimin e objektivave të përcaktuara  në kuadër të partneritetit strategjik të firmosur mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë si dhe në një qasje më dinamike dhe një bashkëpunim të shtuar në fushën e ndërlidhjes infrastrukturore, zhvillimit ekonomik dhe politikave të sigurisë.

“Kroacia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe do të jetë një zë i fuqishëm jo vetëm në Këshill por edhe gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së 2020 në përgjithësi!” – theksoi në përfundim Cakaj.