Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Zëvendësministri Agron Tare mori pjesë në Forumin e Pestë Rajonal të Bashkimit për Mesdheun, që u mbajt online më 27 nëntor 2020.

Zëvendësministri Tare vlerësoi arritjet e organizatës. Bashkimi për Mesdheun mbetet forum për dialogun politik, platformat dhe projektet sektoriale me një impakt rajonal.
Shqipëria si mbështetëse e qasjes shumëpalëshe synon të marrë një rol proaktiv në formësimin e së ardhmes së një rajoni të përparuar, të qëndrueshëm dhe të sigurt euro-mesdhetar, si pjesë e politikës së saj të jashtme.

Zëvendësministri Tare, në kapacitetin e Shqipërisë si Kryetare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për vitin 2020 vlerësoi forcimin e partneritetit në dimensionin mesdhetar mes dy organizatave.