Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se ka nisur ditën e sotme shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti, të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Turqi.
Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Agron Tare së bashku me Drejtorin e ALEAT, Jean-Alain Jouan, ishin të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit, ku qytetarët e parë morën sot shërbimin për pajisje me këto dokumente.
MEPJ i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të aplikojnë në portalin E-Albania, duke ndjekur gjithë udhëzimet e nevojshme.