Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përshëndetur sot betimin e Joe Biden si President të SHBA-ve dhe atë të Zëvëndësespresidentes, Kamala Harris.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka ka uruar Biden dhe Harris për postet e reja, teksa shprehet se gjithë sytë e botës janë tek ata tashmë.

Sipas Ministres Xhaçka, partneriteti strategjik midis Shqipërisë dhe SH.B.A. përfshin marrëdhëniet miqësore dhe historike, duke siguruar një të ardhme më të ndritur për marrëdhëniet midis tyre.