Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një mbledhje virtuale me drejtuesit e misioneve të vendeve të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Ministrja Xhaçka dhe ambasadorët shkëmbyen pikëpamjet e tyre lidhur me këtë vit vendimtar për integrimin e Shqipërisë në BE duke e cilësuar 2021 si një vit vendimtar për Shqipërinë.

Në bisedën me diplomatët ndërkombëtarë kryediplomatja shqiptare deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, duke theksuar se Shqipëria i ka plotësuar tashmë të gjitha kushtet e parashtruara.

Ministrja Xhaçka theksoi bashkëpunimin e ngushtë me përfaqësuesit e BE në Shqipëri për të vendosur sa më parë mbi kornizën negociuese dhe Konferencën e parë Ndërqeveritare  Shqipëri – BE.​