Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përshëndetur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Ministrja Xhaçka e cilësoi këtë akt si një konfirmim se Kosova është një realitet i patjetërsueshëm, duke theksuar se prej kësaj marrëveshjeje rajoni është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm.

Sipas kryediplomates Xhaçka, kjo ngjare historike konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite. Gjithashtu, Ministrja Xhaçka falënderoi edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen në këtë proces.