Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se nga data 28 mars do të fillojnë fluturimet direkte Tiranë-Dubai dhe anasjelltas.

Linja ajrore ‘Fly Dubai’ do të kryejë dy fluturime në javë midis Dubai International (DXB) dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) nga 28 Mars.

Kompania ajrore Fly Dubai bëhet linja e parë ajrore me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, që ofron fluturime të drejtpërdrejta në këtë itinerar.