Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim Zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Ministrja Xhaçka shprehu vlerësimin maksimal për qëndrimet e faktorit shqiptar dhe rolin vendimtar të tyre, në rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryediplomatja Xhaçka deklaroi se e mbështet plotësisht nismën e vendit fqinj për regjistrimin e popullsisë, teksa i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit që të regjistrohen.​