Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, bëri me dije se marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të patentave mes Shqipërisë dhe Italisë është botuar në Fletoren Zyrtare.

Ministrja Xhaçka ka publikuar në rrjetet sociale dokumentin e publikuar në Fletoren Zyrtare, duke theksuar se tashmë pritet ratifikimi nga autoritetet italiane, për të nisur shumë shpejt zbatimin.

Kjo marrëveshje u dakordësua gjatë vizitës së Ministres Xhaçka në Itali më 12 mars, ndërsa më 18 mars ajo u firmos në Tiranë mes Kryediplomates Xhaçka dhe ambasadorit italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.