Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka uruar Vjosa Osmanin e cila u zgjodh Presidente e Republikës së Kosovës.

Ministrja Xhaçka deklaroi se kontributi i Vjosa Osmanit si presidente, do ta ndihmojë Kosovën të përballet me sfidat e mëdha që e presin.

“E bindur që me kontributin e saj, Kosova do të jetë e gatshme të përballet me sfidat e mëdha që e presin, dialogun, integrimin, zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë”, u shpreh ajo.