Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, i ka shprehur ngushëllimet Mbretëreshës Elizabeth II dhe familjes mbretërore për largimin nga jeta të Princit Philip, Dukës së Edinburgut.

Duke e cilësuar këtë si një ditë të trishtuar, Ministrja Xhaçka u shpreh se mendimet dhe lutjet e saj janë me njerëzit e Komonuelthit.

“Ngushëllimet më të thella për Madhështinë e saj Mbretëreshën dhe Familjen Mbretërore, për ndarjen nga jeta të Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Duka i Edinburgut. Mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Komonuelthit në këtë ditë të trishtuar”, shkruan ministrja Xhaçka në rrjetet sociale.