Në kuadër të Pashkëve Ortodokse, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përcjellë një urim për të gjithë shqiptarët.
Ministrja Xhaçka i uroi të gjithë shqiptarëve kudo jetojnë nëpër botë, një fillim të ri i cili do të sjellë paqe, gëzim dhe lumturi në jetën e tyre.
“Gëzuar Pashkët për të gjithë! Ashtu si Pashkët janë një festë e ringjalljes, në këtë ditë të veçantë ne urojmë të gjithë shqiptarët e të gjitha besimeve, dhe të gjithë njerëzit anë mbanë botës, një fillim të ri i cili do të sjellë paqe, gëzim dhe lumturi në jetën e tyre”.