Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Shqipëria është tashmë një hap më afër çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, bën me dije se parlamenti holandez ka votuar pro mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE.

“Holanda jep dritën jeshile për Shqipërinë. Parlamenti holandez voton pro mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare, pasi Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet. Një lajm mjaft i mirëpritur dhe një arritje mëse e merituar në kuadër të reformave të mbajtura”, shkruan ministrja në rrjetet sociale.