Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, bën me dije se ka nisur zbatimi i projektit për realizimin e aplikimeve për dokumente biometrikë në Kretë dhe Rodos ku jetojnë e punojnë shtetasit shqiptarë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministrja Xhaçka thekson se ekipi për realizimin e aplikimeve për rinovimin e dokumenteve biometrikë, do të gjendet në dy qendrat kryesore të dy ishujve sipas datave:
– Qyteti Iraklio, ishulli Kretë në datat 29 dhe 30 qershor 2021.
– Qyteti Rodos, ishulli Rodos, në datat 1 dhe 2 korrik 2021.
“Të gjithë personat e interesuar duhet të dërgojnë në postën elektronike consulate.athens@mfa.gov.al kërkesën e tyre me subjekt “Aplikimet në Ishull” si dhe të dhënat e mëposhtme në tekst:
1. Emër Mbiemër i aplikantit
2. Numrin personal (NID)
3. Kodin e aplikimit për pasaportë dhe kartë ID (03AT…….)
4. Adresën e qëndrimit – Ishulli”, shkruan ministrja në postimin e saj.

Aplikimet për këtë procedurë do të kryhen falas. Për më shumë informacion lidhur me këtë procedurë mund të klikoni në linkun: http://punetejashtme.gov.al/…/aplikim-per-pasaporte…/