Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar lidhur me përmbytjet e ndodhura në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë, ku deri më tani raportohet të kenë humbur jetën dhjetëra persona.

“E trishtuar nga humbjet tragjike të jetëve pas përmbytjeve në Belgjikë, Gjermani, Luksemburg dhe Holandë. Zemra dhe mendja jonë shkon tek të prekurit dhe familjet e tyre”, shkruan ministrja në rrjetet sociale.

Sipas mediave ndërkombëtare, të paktën 42 persona kanë humbur jetën në Gjermaninë perëndimore, ndërsa në Belgjikë janë konfirmuar 6 viktima.

Ndërkohë, në Holandë janë evidentuar vetëm dëme të rënda materiale dhe asnjë humbje jete.