Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.
Ministrja Xhaçka vlerësoi punën e kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri në një kohë kaq sfiduese.
“Mirëpresim bashkëpunimin për t’u përgatitur për vizitën e Ministres së Jashtme Suedeze, Ann Linde, si Kryetare e OSBE për vitin 2021”, u shpreh ministrja pas takimit.