Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, në misionin e OSBE-së në Vjenë tashmë i dorëhequr është emëruar Koordinator Ekonomiko-Ambiental i OSBE-së.

Ky pozicion është më i larti i mbajtur ndonjëherë nga një shqiptar në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë.

Igli Hasani drejtoi misionin e Shqipërisë në OSBE, nga janari i vitit 2018 deri më nëntor të 2021, kohë gjatë së cilës Shqipëria pati edhe presidencën e rradhës së OSBE-së.