Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Në datën 8 shkurt 2022 në Vjenë, Austri, Kryesia polake e Radhës e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), organizoi Takimin e nivelit të lartë mbi “Ripërtëritjen e dialogut politik për sigurinë evropiane”.me pjesëmarrjen e Përfaqësuesve nga Shtetet anetare te OSBE.

Shqipëria u përfaqësua në këtë veprimtari nga Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Megi Fino, e cila mbajti edhe një fjalë me këtë rast, ku theksoi mbështetjen nga ana e Shqipërisë të kësaj iniciative.

Zv. Ministrja Fino në fjalën e saj vuri në dukje qëndrimin e Shqipërisë, e cila është e palëkundur në mbrojtje të sovranitetit, integritetit territorial, unitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Ajo u shpreh se ne besojmë se kjo krizë mund dhe duhet të zgjidhet me dialog, nepermjet bisedimeve. Gjetja e zgjidhjes përmes negociatave ishte fokusi ynë parësor gjatë Kryesimit të OSBE-së, në vitin 2020, tha zvMinistrja Fino. E njëjta gjë mbetet edhe tani, në Këshillin e Sigurimit.

SHBA-të së bashku me vendin tonë do të jenë penëmbajtës për çështjen e Ukrainës, në KS të OKB-së, një angazhim dhe përgjegjësi me rëndësi edhe për Shqipërinë.