Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka uruar Kosovën dhe popullin e saj në kuadër të 14-vjetorit të pavarësisë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë dhe të gjithë shqiptarëve kudo në botë! Kjo është një ditë për të kujtuar me respekt ata që sakrifikuan gjithçka për këtë ditë dhe të krenohemi për gjithçka që është arritur”, shkruan ministrja e Jashtme Xhaçka.

Sot, në 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, përmbyllet edhe një nga nismat më të veçanta të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, “Colours of Albanians 2022”.

Eventi përmbyllës ku edhe do të shpallen fituesit do të mbahet në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.