Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

MARRËDHËNIET DYPALËSHE SHQIPËRIKAZAKISTAN

Republika e Kazakistanit është një shtet unitar me sistem presidencial të qeverisjes. Sipas Kushtetutës, Kazakistani është një shtet demokratik, laik, ligjor dhe social që njeh njeriun, jetën, të drejtat dhe liritë e tij si vlerat supreme të vendit. Kazakistani fitoi pavarësinë më 16 dhjetor 1991. Nur-Sulltan është kryeqyteti i vendit. Gjuha kazake është gjuha zyrtare e Kazakistanit.

PËRMBLEDHJE

Më 21 shtator 1993, janë vendosur marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Kazakistanit. Ekziston një vullnet i ndërsjellë politik për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, në të gjitha fushat me interes të përbashkët, sidomos për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare.

MARRËDHËNIET DYPALËSHE

Në datat 19 – 21 nëntor 2018 ish-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë z. Ditmir Bushati zhvilloi vizitën e parë zyrtare të një Ministri të Jashtëm në Astana, Kazakistan, e cila përkoi me 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona.

Më datë 29 prill 2022, u mbajtën Konsultimet për Çështjet Konsullore mes MPJ-ve të Republikës së Shqipërisë dhe Kazakistanit.

Shqiptarët në Kazakistan janë një urë lidhëse mes popujve tanë dhe komuniteteve të biznesit. Në Astana, ka një prani prej 300-400 shqiptarësh nga Shqiperia dhe rreth 1500 nga Kosova, gjithashtu në Kazakistan punojnë nga 2-4 mijë shqiptarë në vit, pranë kompanisë “Mabetex”.

Sipas VKM-së nr.858, datë 29.12.2021 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në republikën e Shqipërisë”, Kazakistani është në listën e e shteteve, shtetasit e të cilëve hyjnë pa vizë në Republikën e Shqipërisë, për qëndrim afatrshkurtër.